Lajme

Policia e Kosovës arreston Afërdita Colajn dhe Mark Colin, me ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës ka arrestuar Aferdita Colaj dhe Mark Colin, që ishin duke u kërkuar për disa vepra penale, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një njoftimi për media Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka arrestuar dy qytetarë.

Bëhet fjalë për Afërdita Colaj dhe Mark Colin, që po kërkoheshin për veprat penale, ‘Vjedhje e rëndë, mashtrim, kanosje’, ‘Vjedhje’,’kanosje’.

Më poshtë njoftimi i Policisë:

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 11.10.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar MARK (BARDHEC) COLI, i cili kërkohej për veprat penale:

• “VJEDHJE E RËNDË, MASHTRIM DHE KANOSJE”,

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 02.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar AFERDITA (Zef) COLAJ , e cila kërkohej për veprën penale:

• “MASHTRIM”

Të dyshuarit e lartcekur dërgohen në vuajtje të dënimit.

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

• MARK (BARDHEC) COLI i lindur me 17.06.1978, në Zllakuqan-Klinë.

• I dyshuari është i kërkuar për veprat penale:

• Vjedhje e Rëndë

• Mashtrim

• Kanosje

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejë dega në Klinë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Lajme

Mërgimtari: Sa herë vij këtu më duket se kam ardhur në Xhungël

Lajme

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me koronavirus në Kosovë