Lajme

Policia deklarohet për rrëzimin e skenës në Podujevë

Dy fëmijë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e rrëzimit të një skenë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, është rrëzuar një binë skene. Si pasojë e këtij incidenti janë lënduar dy persona(fëmijë). Të njejtit kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Më tej policia ka njotuar se me rastin po merret stacioni i Podujevës.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar