Lajme

Policia arreston një Prizrenas për mashtrim, shtirej si sigurim i Kuvendit të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën mashkull se është sigurim në Kuvendin e Kosovës.

Policia bën të ditur se i dyshuari kishte kërkuar nga viktima para në vlerë prej 2 mijë e 650 euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte prezantuar se punon në sigurim të Kuvendit të Kosovës dhe e kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar, duke i kërkuar 2650 euro, i kishte premtuar se do t’i ndihmojë një personi për ta nxjerr nga burgu, pasi që sipas tij i njeh prokurorët dhe gjyqtarët”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kështu do të duket grupi i ri parlamentar i PDK-së me 19 deputetë

Lajme

Grabitje në Prishtinë, Policia në aksion

Lajme

Kaq vota mori Agim Veliu në zgjedhjet e 14 shkurtit

Lajme

Personat që tashmë kanë shpallur kandidaturat për kryetar komunash