Lajme

Policia arreston dy sulmuesit pas rrahjes brutale në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si pasojë e një rrahje që ka ndodhur në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta Metro.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Spital ndërsa rasti është cilësuar si lëndim i lehtë.

Dy persona janë dërguar në mbajtje.

“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Postime të ngjajshme
Lajme

Sa vota më shumë është Ardian Gjini përpara Mimoza Kusarit?

Lajme

Familjarët e gjejnë të vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Lajme

Këto janë komunat ku ka nisur rinumërimi i votave

Lajme

Zhduket një vajzë në Klinë