Lajme

Policia aksion në rajonin e Gjilanit

Një aksion policor është duke u zhvilluar nga orët e hershme të mëngjesit në rajonin e Gjilanit.

Në tre lokacione ku janë kryer bastisjet janë gjetur prova materiale që dëshmojnë se të dyshuarit janë marrë me lojëra të fatit.

Këtë për Reporteri.net e kanë konfirmuar nga Prokuroria e Gjilanit.

“Po, policia ka realizuar një aksion sot në rajonin e Gjilanit, është vazhdimësi e rastit ‘Karaçeva’”, tha për Reporteri.net zëdhënësja e Prokurorisë në Gjilan, Liridona Xhaldini.

Gazeta ka pyetur edhe në Policinë e Kosovës për aksionin në fjalë, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje.

Kujtojmë se pak javë më parë u arrestuan edhe tre zyrtarë policor në rastin e Karaçevës.

Numri i të arrestuarve në ketë rast ka shkuar më shumë se 65, përfshirë këtu bosët e kazinove, zyrtarë policor, qytetarë të cilët dyshohen se përmes rrugëve ilegale kishin kontrabanduar kafshë të shumta.

Në shtatorin e vitit të kaluar ishin rrënuar 12 objekte në fshatin Karaçevë. /Reporteri.net/.

Postime të ngjajshme
Lajme

I moshuari: S’kam pasë virus, sot dyshoj që e mora këtu

Lajme

Arben Vitia shkarkon dy zyrtarë të shëndetësisë

Lajme

Citaku: E tmerrshme, nëna ime ka pritur katër orë për të marrë vaksinën Anti Covid

Lajme

Snajperisti gjerman i Koshares i komenton Vjosa Osmanit, ia poston foton nga qendra e vaksinimit