Lajme

Polici i Kosovës i shkruan qytetarit gjobën në serbisht

Të shpeshta janë rastet kur qytetarët shkelin rregullat në trafik. Madje si pasojë e kësaj shumë prej qytetarëve kanë humbur edhe jetën duke u ndeshur në aksidente të rënda anembanë vendit.

Por janë pikërisht zyrtarët e Policisë së Kosovës në trafik të cilët së fundi kanë shtuar kujdesin lidhur me këtë çështje. Së fundi një qytetar kosovar u gjobit nga Policia e Kosovës në territorin e Zubin Potokut.

Në dokumentin e publikuar nga lajmi.net shihet se zyrtari policor zgjodhi që gjobën ta shkruaj në gjuhën serbe.

Edhe pse kjo gjuhë njihet si zyrtare, qytetari në fjalë nuk e njihte gjuhën serbe dhe kësisoj kjo gjobë mbetet si e pakuptimtë për të.

Duhet përkujtuar që kjo nuk është hera e parë ku zyrtarët serb në Kosovë zgjedhin që të shqiptojnë gjobat në këtë gjuhë dhe duke mos marrë mundin që atë ta bëjnë në gjuhën shqipe.

Postime të ngjajshme
Lajme

Jo vetëm në Mal të Zi, këto janë shtetet ku Kosova llogarit se ka prona

Lajme

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Lajme

Mërgimtari: Sa herë vij këtu më duket se kam ardhur në Xhungël

Lajme

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna