Sport

Pogba u pyet mbrëmë pas ndeshjes se si mund të agjërojë kur luan futboll? Kjo ishte përgjigja e tij epike

Paul Pogba shkëlqeu me paraqitjen e tij në fitoren e Manchester Unitedit 6-2 ndaj Romës të enjten mbrëma, në gjysmëfinalen e parë të Europa Ligës.

Francezi pati një rol të jashtëzakonshëm në përmbysjen e rezultatit dhe fitoren e thellë të Unitedit, duke shënuar edhe një gol të bukur, përcjell Gazeta Olle.

Për ta bërë performancën e Pogba-s edhe më mbresëlënëse, 28-vjeçari nuk hëngri dhe as piu asgjë deri në përfundimin e ndeshjes.

Edhe prezantuesja e BT Sports, Reshmin Chowdhury njoftoi se ai nuk e ka prishur agjërimin deri në përfundim të ndeshjes.

“Paul Pogba po agjëronte mbrëmë” shkroi Chowdhury në Twitter. “Pasi përfundoi ndeshja, ai shpejt hëngri, pastaj u shfaq përsëri për intervista në media, duke pirë një pije energjike. E gjithë kjo me një buzëqeshje masive. Unë pyeta se si ai menaxhon agjërimin dhe lojën. Ai ngriti sytë lartë dhe tha” Allahu na ndihmon! “, shkroi Chowdhury.

Me fitoren e thellë ndaj Romës, tashmë United gjendet me një këmbë në finale të Europa Ligës, ku aty e pret fituesin e ndeshjes Arsenal – Villarreal.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës