
Milot Rashica ka ëndërruar që të luajë për Real Madridin që nga fëmijëria – Kjo ishte rrena e mbrëmjes së kaluar në një faqe në Instagram.
Por, është vetë Miloti, i cili ka demantuar postimin e një faqeje në Instagram, e cila ka bërë këtë postim.
“Qysh kur isha i vogël dëshira ime ishte që të luaja për Real Madridin. Lojtari im i preferuar është Ronaldo. Shpresoj që një ditë të luaj atje,” shkruhet në postimin e bërë në Instagram, ku Miloti shfaqet edhe me fanellë të Real Madridit.
Por, me ta parë këtë postim ka reaguar vushtrriasi duke komentuar në këtë faqe.
“Pse po rreni,” ka komentuar Rashica./Reporteri.net/