Lajme

‘Po punojnë për Serbinë’: Ideologu i VV’së linçon 13 gazetarë e publicistë, përfshirë ish-shefin e tij

Hysamedin Feraj, një ndër zyrtarët e lartë më të respektuar në Vetëvendosje, ka linçuar plot trembëdhjetë analistë e gazetarë kosovarë.

Feraj nga Shqipëria me anë të një statusi ka nënkuptuar se këta analistë “po punojnë për Serbinë”.

Mes këtyre analistëve, shihet edhe ish shefi i tij i partisë, Visar Ymeri por edhe gazetarë e publicistë si Ilir Mirena, Halil Matoshi, Valon Syla, Baton Haxhiu e Vehbi Kajtazi, Mufail Limani etj.

Gjithë këtë sulm ndaj gazetarëve, zyrtari i pushtetit e ka bërë duke e lidhur me një lajm të rremë se Qeveria e Serbisë paguan 100 mijë euro në muaj ish ambasadorin Richard Grenell. Ky i fundit dje e demantoi këtë lajm, përcjell Periskopi.

Ndërkohë, mes politikanëve të sulmuar janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Isa Mustafa, Avdullah Hoti e Skënder Hyseni.

Natyrisht, z. Feraj nuk është lodhur që t’i ofrojë popullit ndonjë provë për pretendimet e tij.

Statusi i plotë:

Nuk është e drejtë që Grenelli të paguhet dhe grenellistët, jo (?)
Apo Kosova i ka borxh Serbisë dhe këta ia shlyejnë duke punuar falas për të! /gazetametro.net

Related posts
Lajme

Borrell reagon pas sanksioneve të SHBA-së ndaj dy serbëve të Kosovës

Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *