Sport

Po i shëtiste dy qentë e tij, Igli Tare sulmohet nga një pitbull, njëri nga ta ngordh

Drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tares i ka ndodhur një ngjarje aspak e mirë, teksa po shëtiste dy qentë e tij në një qendër rezidenciale, shkruan “Zeri.info”.

Ai u sulmua nga një qen pitbull, që ishte larguar nga i zoti, e për fat të keq një prej qenve të shqiptarit ngordhi, derisa tjetri mori disa plagë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe nga rezidenca “Olgiata” nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“Na vjen shumë keq që duhet të sjellim në dijeninë tuaj një epsiod serioz, që ndodhi dje. Një qen pitbull, pasi dyshohet se ishte ngjitur mbi gardhin e një vile, sulmoi një anëtar të rezidencës sonë, i cili po ecte me dy qentë e tij, të mbajtur rregullisht me zinxhir, për fat të keq duke vrarë njërin dhe plagosur tjetrin”, thuhet në njoftim.

Igli Tare është një nga drejtorët sportiv më të dallur në Evropë dhe aktualisht është i punësuar te Lazio, skuadër kjo që ka synim kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Krasniqi flet për golat e tij me Prishtinën: Shpresoj të vazhdojë në këtë mënyrë

Sport

Barcelona vazhdon shkëlqimin, fitore komode në udhëtim te Osasuna

Sport

Juventusi fiton ndaj Lazios

Sport

Selmani reagon pas rastit të dyshimtë në ndeshje ndaj Prishtinës