Sport

Pnishi kërkon në FIFA rreth 32 mijë euro kompensim nga Feronikeli

Alban Pnishi kishte ardhur në Kosovë për ti dhënë një rrugë tjetër karrierës së tij futbollistike, derisa në fillim të edicionit kishte ‘firmosur’ me klubin e Feronikelit. Ardha e ish-reprezentuesit të Kosovës në Drenas u përcoll me shumë bujë të madhe mediatke, duke ditur edhe faktin e pagës së tij tejet të lartë për të cilën kishte ardhur, shkruan Gazetasheshi.com.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar ashtu siç e kishte pritur 30 vjeçari. Pas vetëm disa javëve ai ishte në mesin e shtatë futbollistëve të suspenduar nga drejtuesit e klubit dhe të padëshiruarit e kryetrajnerit Klodian Duro.

Pas disa muajsh, klubi e largoi futbollistin edhe zyrtarisht, ndërkohë që i njejti i është drejtuar organit më të lartë futbollistik “FIFA” duke e paditur ‘Niklin’.

Siç mëson Gazeta “Sheshi” paga e Pnishit te Feronikeli ishte afër 5 mijë euro në muaj, ndërkohë që ai pretendon të marrë gjithsej 32 mijë euro.

Lënda tashmë ka kaluar në organet e FIFA-së dhe pritet që të vendoset në lidhje me këtë çështje.

Kjo nuk është hera e parë që klubet kosovare përballen me procese gjyqësore në FIFA. Kujtojmë që gjatë këtij afati kalimtar të janarit, Ballkanit dhe Trepçës ’89 i’u bllokua merkato, pikërisht për shkak të mos rrespektimit të kontratave me futbollistët.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Shpërthen humori ne rrjetet sociale pas reagimit të PSD-së për Superligën Evropiane

Sport

Si do të duket Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës nëse jetësohet Superliga Evropiane

Sport

Si do të ishin formacionet e pesë kombëtareve pa lojtarët e 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane?

Sport

Milioner nga shkarkimet, kjo është shuma marramendëse që ka fituar Mourinho