Sport

Plotë ndryshime, ky pritet të jetë formacioni i Realit ndaj Mallorcas

Trajneri Carlo Ancelotti pritet të bëjë një numër të madh ndryshimesh në ndeshjen e Real Madridit ndaj Mallorcas.

“Los Blancos” janë në top formë, që kanë fituar pesë ndeshjet e fundit dhe mbesin të pamposhtur këtë edicion, transmeton lajmi.net.

Por, ndeshjet e Realit janë të shumta, ngase do zhvillojnë gjashtë ndeshje në 14 ditë mes 14 shtatorit dhe 28 shtatorit, ku do përfundojnë në sfidën ndaj Sheriff.

Për këtë arsye, Ancelotti pritet të bëjë disa ndryshime para sfidës ndaj Mallorcas, që të pushojë disa lojtarë për ndeshjet e tjera.

Ancelotti: “The substitutes changed the dynamic of the game” – Managing MadridEduardo Camavinga që ka shkëlqyer tre herë si zëvendësues, pritet të debutojë për herë të parë si titullar.

Casemiros do t’i jepet pushim, derisa pranë Camavingas do jenë dy mesfushorët Federico Valverde dhe Isco.

Talenti Miguel Gutierrez pritet të jetë në krahun e majtë të mbrojtjes, derisa Lucas Vazquez të nis nga krahu i djathtë.

Kurse, sulmi të ndërtohet nga treshja Rodrygo, Benzema, Vinicius, ku Eden Hazard do qëndrojë në bankinë.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit ndaj Mallorcas:

Courtois; Miguel, Alaba, Militao, Vazquez; Camavinga, Valverde, Isco; Vinicius, Rodrygo, Benzema.

Ndeshja zhvillohet sonte (e mërkurë) në “Santiago Bernabeu” dhe nis në ora 22:00

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit

Sport

Faza e dytë starton në mesjavë, vëmendja në Gjilan!