Sport

“Plisat” premtojnë spektakël në “Fadil Vokrri”

Kampionin e Kosovës, Prishtinën sot e pret një ndeshje joshëse dhe mjaft inetresante, shkruan Demokracia.com.

Bardhekaltrit ballafaqohen me Connah’s Quay Nomads, ndaj të cilës do ta zhvillojë sfidën e parë në kuadër të fazës kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës me fillim nga ora 18:00 dhe kryeqytetasit konsiderohen favorit për ta fituar këtë përballje.

Për herë të parë pas shpërthimit të pandemisë, “Plisat” do të rikthehen në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Në rrjetin social “Facebook”, “Plisat” premtojnë spektakël për sot.

Njoftimi i plotë i tifogrupit prishtinas:

“SOT E MARTE DITË E MADHE

LUN PRISHTINA N’STADIONE!

Erdhi momenti i shumëpritur. Sot pas një vit e gjysme do të jemi pranë klubit të zemrës. Sot, në ora 18:00 në fushë do të zbarkojnë luanat e Prishtinës. Plisat si gjithnjë premtojmë spektakël. Përkrahja e klubit i nevojitet në katër anët e stadiumit. Ejani të gjithë“.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani konfirmon dy miqësoret e radhës

Sport

Dorëzohet Mourinho, e gjenë zëvendësuesin e Xhakës

Sport

Prishtina – Llapi: Mësohet data e zhvillimit të Superkupës së Kosovës

Sport

Drita nuk ndalet, transferon futbollistin e Kombëtares së Kosovës