
Ditë më parë këngëtarja Tayna ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” tek Luana Vjollca ku në lojën e “Paintball” artistja u detyrua të bënte zgjedhjet e saj.
Ajo kishte pranë fotografitë e disa prej artistëve të estradës, ndërsa në pyetjet që iu bënë ajo shënjestronte njërin prej tyre.
Por, publikut i ra në sy goditja që ajo bënte ndaj “BABASTARS”, saktësisht reperit Majk dhe Onat.
Këngëtarja e cilësoi reperin Majk si kolegun ‘e rënë nga fiku’, ashtu sikurse po të njëjtin emër ka zgjedhur për artistin që i uron më shumë fat në 2020-tën.
Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer vet reperit, ndërsa ka bërë disa reagime në Instagram.
“Tranvestitet”, është njëri nga postimet e tij, ndërsa pason nga tjetri në të cilin shkruan “ça po thojnë diçka ni tranvestit m’ka sha”.
Mirëpo, Majk shumë shpejt u pendua për ato që postoi në rrjete sociale, pasi brenda minutave ai ka vendosur t’i fshijë.