Sport

Pira paralajmëron skuadrat e Superligës

Arbëria e Dobrajës është lidere në Superligën e Kosovës pas tre xhirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës.

Ky klub garon për herë të parë në histori në Superligën e Kosovës dhe deri më tani kanë zhvilluar paraqitje shumë të mira nën drejtimin e trajnerit, Arbnor Morina.

Arbëria ka fituar ndaj Trepçës 89′ dhe Besës, ndërsa kanë barazuar ndaj Prishtinës.

Mbrojtësi i Arbërisë, Arbër Pira beson se ndeshja e nesërme ndaj Feronikelit do të jetë e vështirë, por siguron se janë përgatitur mirë për këtë ballafaqim.

“Po është e vërtetë që na pret një ndeshje mjaft e vështirë, por besoj që jemi përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje dhe me një angazhim të mirë të ekipit, do të marrim një rezultat pozitiv”, tha fillimisht Arbër Pira për ‘GazetaBlic Sport’

“Shpresojë shumë në këtë ecuri të ekipit. Do të jemi arrë e fortë për secilin ekip”, përfundoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme