Sport

Pique tregon nëse lojtarët e Barcelonës e duan rikthimin e Neymarit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gerard Pique thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të gëzoheshin nëse Neymar kthehet në Barcelonë para se të mbyllet afati kalimtar veror.

Sulmuesi brazilian pritet të largohet nga Paris Saint-Germain dhe klubi katalonas është favorit për shërbimet e tij, edhe pse edhe Real Madridi ka shfaqur interesim të fortë për të.

“Natyrisht se do të donim ta shohim Neymarin në klub përsëri”, tha Pique i pyetur për kthimin e mundshëm të brazilianit.

“Ama kjo është diçka mbi të cilën ne nuk kemi kontroll. Do ta lëmë në duart e atyre që vendosin dhe pastaj shohim në ditët në vazhdim”, shtoi ai.

Neymar ka qenë pjesë e klubit katalonas për disa vjet dhe më 2017 iu bashkua PSG-së për një shumë rekord botëror, 222 milionë euro.

Megjithatë, braziliani është penduar dhe po e kërkon me ngulm kthimin në Barçë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv