Sport

Pinto tregon pse Granit Xhaka nuk u transferua te Roma

Drejtori gjeneral i Romës, Tiago Pinto, ka thënë se Arsenali nuk e lejoi Granit Xhakën të transferohej te klubi i tyre, shkruan Zeri.info.

Futbollisti nga Kosova ishte i lidhur me një transferim te Roma gjatë afatit kalimtar të verës, por që në fund nuk ndodhi.

Sipas Pintos, Xhaka kishte dëshirë të transferohej te Roma, por që Arsenali nuk pranoi ta shiste.

“Xhaka donte të vinte te Roma, por Arsenali nuk e kishte ndërmend ta shiste në ato momente, kështu që nuk u realizua transferimi. Nuk kishte të bëjë me buxhetin, sepse të gjithë e dinin se ne ishim të interesuar për Granit Xhakën.

Negociatat nuk mund të vazhdonin dhe ne duhej të përqendroheshim në atë që ishte më urgjente për këtë ekip” – ka deklaruar drejtori i AS Romës, Tiago Pinto.

Ndryshe, Granit Xhaka ka kontratë të vlefshme me Arsenalin deri më 30 qershor 2024.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane