Sport

Pezullohet Leonard Marmellaku, kishte shkaktuar ndërhyrje brutale ndaj Lorik Maxhunit

Lorik Maxhuni ishte operuar me urgjencë pas një lëndimi të rëndë që e pësoi në duel ndaj Dukagjinit në ndeshjen e barazhit (21 maj).

Futbollisti i Flamurtari i detyrua të braktis fushën e lojës, pasi që e pësoi një lëndim të ashpër dhe me urgjencë u bart në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa më pas u operua, shkruan Gazeta Olle.

Ndërhyrja brutale u shkaktua nga Leonard Marmellaku, i cili u dërgua në disiplinë nga Komisioni i Garave.

Me vendim të fundit nga Komisioni disiplinor, Marmellaku pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës.

Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor:

Lojtari i KF ”Dukagjini” me nr fanelle 16 dhe nr ID 002345M02, Leonard Marmullaku; Në minutën e 90+, ndërhyri brutalisht ndaj lojtarit kundërshtar, duke i shkaktuar lëndim të rëndë (frakturë në këmbë), me ç`rast e ka paaftësuar për lojë për një kohë të gjatë. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore:
Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë shtesë deri më 28.05.2021 ora 13:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89