Sport

Pezullime me “bollëk” në Ligën e Parë

Edhe këtë javë FFK publikoi vendimet e Komisionit Disiplinor.

Komisioni Displinor ka shqyrtuar procedurat e Komisionit të Garave dhe ka marrë vendime për skuadra e Ligës së Parë, shkruan Gazetasheshi.com

V E N D I M E ;

DARDAN PODRIMJA ; lojtar i klubit të futbollit ISTOGU nga Istogu me numër të ID kartelës ; 004756M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të Fanelës sportive 26 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; A$N – ISTOGU e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Bokë të Korishës – Prizren. ( raportet zyrtare ; Pas një tollovije në fushë në mes të lojtarëve të ekipeve, nga pankina futet në fushë dhe kyqet në problemin e shkaktuar nga lojtaret). Bazuar ne nën 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

AGIM BUDURI; kryetar i klubit të futbolllit A$N nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje jo sportive në ndeshjën e javës së; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A ; A$N – ISTOGU e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Bokë të Korishës – Prizren. ( raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjës ; manifeston sjellje jo sportive drejtuar gjyqtaret e takimit duke I share dhe ofenduar rëndë ). Bazuar në neni 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë të deklaratës ); PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga kreytari në pezullim z Agim Buduri lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

KF KEK-u nga Obiliq në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; IX-të Ligë së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi;B; KEK-u – DARDANA e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq. ( raportet zyrtare ; fillimi ndeshjës me 8 minuta vonesë dhe po ashtu edhe pjesëloja e dytë nisi me 3 minuta vonesë, sepse është dashur të zbrazen tribunat nga shikuesit që ishin future në stadium jashtë rexhistrit të stafit të klubeve, në kundërshtim me vendimet e MSH , IKSHPK dhe ligjit anti covid ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore klubit nikoqir KF KEK-u ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet raporti shtesë nga KF KEK-u nga Obiliqi – përsoni për siguri nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

BESNIK MJEKU; kryetar i klubit të futbollit KEK-u nga Obiliqi në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ; KEK-u – DARDANA e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq. ( raportet zyrtare ; pas përfundimit të pjesëlojës së parë ofendon, dhe shan gjyqtaret e takimit, duke iu bërë presion, njëherit I njejti edhe pas përfundimit të ndeshjës në presence të policies perserit veprimet e njejta, në një moment edhe kishte kapur për dore gjyqtarin por kishte intervenuar policia dhe e kishte parandaluar sulmin. Pas përfundimit të ndeshjes gjyqtaret u percollen nga ana e policies deri tek veturat e tyre përshkak të kërcnimeve të vazhdueshme . ). Bazuar në neni 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; ( në mungesë të deklaratës ) PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit – kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetari klubit në pezullim z Besnik Mjeku lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

ARDIAN SHALJANI ; lojtar i klubit të futbollit KEK-u nga Obiliqi me numër të ID kartelës ; 003393M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 22 në procedurë të inicuar disiplinoire nga ana e komisionit të garave për sjellje jo sportive në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosoivës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – DARDANA e zhvilluar me datë 11.11.20290 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obliq. ( raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjës shan dhe ofendon gjyqtaret dhe delegatin e takimit si dhe organet e Federatës së Futbollit të Kosovës ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë të deklaratës ); PEZULLOHET pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – deri në vendimin përfundimtar të komisionit – kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Ardian Shaljani lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

SHIQERI BUJUPI ; drejtor sportiv i klubit të futbollit DRENASI nga Drenasi me numër personal; 2010029107 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje jo sportive në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; grupi; A ; ONIXI – DRENASI e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog. ( raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjës shan , fyen dhe ofendon rëndë gjyqtaret e ndeshjës ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë të deklaratës ) PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga drejtori sportiv në pezullim z Shiqiri Bujupi lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

ELIDON BUJUPI ; përfaqësuesi zyrtar i klubit të futbollit DRENASI nga Drenasi me numër të ID kartelës; 019947M95 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje jo sportive – të gabuara në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës Parë të Kosovës në futboll për kategorinë s seniorëve grupi A; ONIXI – DRENASI e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog. ( raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjës versulet në drejtim të gjyqtarëve të takimit duke I shar,fyer dhe ofenduar rëndë ata si dhe e kishte shtyer me duar gjyqtarin kryesor ). Bazuar në neni nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë të deklaratë deklaratës ); PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim z Elidon Bujupi lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

AMRUSH BUJUPI ; lojtar i klubit të futbollit DRENASI nga Drenasi me numër të ID kartelës; 003656M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 12 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e senioirëve grupi; A ; ONIXI – DRENASI e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog. ( raportet zyrtare ; pas perfundimit të ndeshjës ; fyen dhe ofendon rëndë gjyqtaret e takimit ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë të deklaratës ); PEZULLOHET pa të drejtë loje për ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federates së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Amrush Bujupi lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

KF FERIZAJ nga Ferizaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mungesë të mjekut ( jo present ) në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ; VITIA – FERIZAJ e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Sadovinë të Jerlive – Viti. ( raportet zyrtare ; mjeku nuk ishte present gjatë zhvillimit të ndeshjes, por punën e tij e kreu fizioterapeisti; Rregullorja disiplinore neni 53 paragrafi 12 ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë të deklarates zyrtare të klubit ) I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës; ( rasti recidiv ). Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi futbollistik Ferizaj – zyrtari I klubit për atë lojë lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

KF VLLAZNIA nga Pozharani I Vitisë, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për mungesë të mjekut ( mos prezencë ) në ndeshjën e javës së ; IX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ; KIKA – VLLAZNIA e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stdiumin e Hogoshtit. ( raportet zyrtare ; klubi nikoqir nuk ka angazhuar mjek në ndeshje ). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë të deklaratës së klubit ) ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga KF Vllaznia nga Pozharani – zyrtari saj për atë ndeshje lidhiur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

GËZIM DAKA kryetrajner në klubin e futbollit GJAKOVA nga Gjakova me numër të ID kartelës; 009151M67 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJAKOVA – VËLLAZERIA e zhvilluar me datë 11.11.2020 në Gjakovë. ( raportet zyrtare ; fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjës ). Bazuar në nenin 42.1 pika d) të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e federates së Futbollit të Kosovës.

BESIM GJUREVCI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit FUSHË KOSOVA nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës; 020178M72 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së ; X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË KOSOVA – BEHARI e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “ Ekrem Grajqevci “ në Fushë Kosovë. ( raportet zyrtare; reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor ) . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ( në mungesë tëtë deklaratës ); PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub lidhurme ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri në pezullim z Besim Gjyrevci lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

LEOTRIM KRASNIQI trajner në klubin e futbollit BESA nga Peja në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së ; X-të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; BESA – FERIZAJ e zhvilluar me datë 11.11.2020 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë. ( raportet zyrtare ; per sjellje jo sportive – ofendime drejtuar gjyqtaritkryesor ). Bazuar në nenin 42.1 pika d. të Rregullores disiplinore ; DENOHET ; me ndalesë në kryerjen e detyres së trajnerit në klub për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

FATON BUNJAKU ; lojtar i klubit të futbollit TREPÇA nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 005045M03 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 7, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; X-të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; TREPÇA – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 11.11.2020 ne stadiumin me bari sintetik “ Xhevat Jusufi “ në Mitrovicë ( raportet zyrtare ). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

NUHI BAHTIRI trajner në klubin e futbollit ARBERIA nga Dobraja në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për mashtrim dhe sjellje në lajthim të organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës delegatit në ndeshjën e javës së : VI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; ARBERIA – VJOSA e zhvilluar me datë 11..11.2020 në magure të Lipjanit. ( raportet zyrtare ; Aktivizimi I lojtarit të klubit të futbollit DUKAGJINI nga Klina ; RINOR SHALA me numër të ID kartelës; 017366M02 për klubin e futbollit ARBERIA nga Dobraja pa të drejtë loje në vend të lojtarit ALBIN BAHTIRI evidentuar në protokoll por i pa qenë në ndeshje ( jo present ). Bazuar në provat e ofruara nga ana e delegatit të ndeshjes; trajneri- njëherit edhe zyrtar i klubit të futbollit Arberia z. NUHI BAHTIRI ; PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e detyres se trajnerit dhe funksioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës- deri në kompletimin e lëndës.- vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri në pezullim z Nuhi Bahtiri lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020. ( rasti recidiv për trajnerin Nuhi Bahtiri).

RINOR SHALA ; lojtar i klubit të futbollit DUKAGJINI nga Klina me numër të ID kartelës; 017366M02 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për mashtrim dhe sjellje në lajthim – lidhur me aktivizimin e tij pa të drejtë loje për klubin në të cilin nuk është i regjistruar dhe licencuar – KF Arberia , në ndeshjen e javës së; VI-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; ARBERIA – VJOSA e zhvilluar në Magure me datë 11.11.2020. ( raportet zyrtare; provat dhe faktet e ofruara nga ana e delegatit të ndeshjes lidhur me aktivizimin e Rinor Shales në vend të lojtarit të pa qenë në lojë Albin Bahtiri, por I evidentruar në protokollin zyrtar të ndeshjës). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore , lojtari Rinor Shala; PEZULLOHET pa të drejtë loje në të gjitha ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosoves – deri në vendimin përfundimtar të komisionit- kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Rinor Shala lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

KF ARBERIA nga Dobraja në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mashtrim dhe sjellje në lajthim të organeve të Federates së Futbollit të Kosovës lidhur me ofrimin e të dhënave të rrejshme nga ana e trajnerit të tyre NUHI BAHTIRI lidhur me aktivizimin e lojtarit pa të drejtë loje ; Rinor Shala ( lojtar I Klubit të Futbollit Dukagjini nga klina ) për klubin e futbollit Arberia në vend të lojtarit Albin Bahtiri I pa qenë në ndeshje) në ndeshjën e javës së ; VI-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; ARBERIA – VJOSA e zhvilluar me datë 11.11.2020 në Magure ( rasti recidiv per trajnerin Nuhi Bahtiri ) . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE klubit të futbollit Arberia deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet raport plotësues nga kryesia e klubit të futbollit ARBERIA nga Dobraja lidhur me rastin. Afati datë 16.11.2020.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina - Feronikeli, mbyllet pjesa e parë në kryeqytet

Sport

35 minuta në ndeshjen Prishtina vs Feronikeli, ja rezultati momental

Sport

Penallti në “Fadil Vokrri”, ja çfarë ka ndodhur!

Sport

Merr fund gjithçka, Liverpool hedh në shitje Xherdan Shaqirin