Lajme

Petkoviq: Serbia do t’i ndihmojë familjet në Kosovë që janë dëmtuar nga vërshimet

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se ata do t’u japin ndihmë familjeve në Kosovë të cilat janë prekur nga vërshimet e fundit.

Ai ka thënë se situata në komunat me shumicë serbe është nën kontroll, shkruan Kosovo-online transmeton Klan Kosova.

“Kemi disa raste të izoluara në të cilat vërshimet kanë shkaktuar probleme, por jemi afër t’i zgjidhim. Ne do të ofrojmë ndihmë për riparim dhe këtë premtim ua kemi dhënë familjeve me të cilat kemi komunikuar”, është shprehur Petkoviq.

“Jemi duke monitoruar situatën, njerëzit tanë janë në kontakt me qytetarët nëse duhet ndihmë për reagim. Kam folur për banorët rezidentë nga komunat në veri, për të qenë në gjendje gatishmërie në rast se Ibri del nga shtrati”.

Petkoviq ka njoftuar se po ashtu ka folur me disa familje nga Plemetini i Obiliqit dhe me disa nga Kuzmini i Fushë Kosovës, të cilët janë dëmtuar nga reshjet.

Postime të ngjajshme
Lajme

Në këtë shtet kryhet transplanti i parë i të dy duarve dhe krahëve

Lajme

Shpërthejnë të qeshurat në studio: Valon Syla imiton Rron Gjinovcin në debat, video bëhet virale

Lajme

Ky fshat në Kosovë, ua ndalon të gjitha partive politike tubimet elektorale

Lajme

Vdes 28-vjeçarja nga Ferizaj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë