Lajme

Petkoviçit i ndalohet hyrja në Kosovë, reagojnë serbët

Zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka reaguar për moslejimin e drejtorit të saj Petar Petkoviç, që kishte planifikuar sot edhe nesër të qëndronte në Kosovë dhe të bisedonte me serbët, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota sot”.

Si ka kumtuar zyra e ashtuquajtur për Kosovë, është e qartë se pushteti i ri në Prishtinë shfrytëzon secilën mundësi për arsyetim, përfshirë situatën me virusin Corona dhe të imponoj ndalesa, barrierë dhe politikë kundër-serbe.

Kjo përbën shkelje flagrante të marrëveshjes së arritur në Bruksel, posaçërisht atë që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes dhe është porosi e qartë për Beogradin se te liderët politik në Prishtinë nuk ka bisedues të sinqertë të kthyer drejtë ardhmërisë, por përkundrazi qëndrimeve të vjetra të shkatërrimit të secilit mendim të arritjes së marrëveshjes së kompromisit.

Në vazhdim të kumtesës thuhet se në llogari të kësaj dëshmohet se në prag të 8 vjetorit të marrëveshjes së Brukselit, Prishtina vazhdon të shkel në mënyrën brutale të gjitha marrëveshjet përfshirë atë për asociacionin dhe lirinë e lëvizjes.

“Arsyetimet e Prishtinës janë absurde dhe thirrja në situatën epidemiologjike në Kosovë, sepse nuk menduan për pandemi kur ofruam vaksinimin e qytetarëve, apo ku deshëm të dhurojmë vaksina, por kujtohen kur kishim plan vizitën dhe takimin me qytetarë. Në kohën kur janë shtuar incidentet në mjediset serbe, Petkoviç synonte të bisedojë me popullin serb dhe ndihmën e shtetit, por edhe qetësimin e tensioneve dhe lutjes që mos të bien pre të provokimeve, por Prishtina si duket nuk ka interes të përfundojnë incidentet dhe të qetësohet situata, andaj vazhdon të nxis tensione”, thuhet në kumtesën e kësaj zyre.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Lajme

Detaje/ Si e plagosi dhëndrri mikun përgjatë kohës sa po udhëtonin bashkë

Lajme

Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje për rastin