Lajme

Peter Beyer: Jemi të pajtimit që Kosova të mbetet ashtu siç është

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në zyrat Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës u mbajt takimi i kreut të kësaj partie, Isa Mustafa, me deputetin e CDU-së, Peter Beyer.

Pas takimit deputeti i CDU-së, foli rreth procesit të zgjedhjeve në Kosovë.

Po ashtu ai tha se është i pajtimit që Kosova të mbetet ashtu siç është, pa ndryshim të kufijve.

Ai kështu ka thënë para gazetarëve, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, njofton Klan Kosova.

“Jemi të pajtimit që Kosova të mbetet ashtu siç është pa ndryshimin e kufijve”, tha Beyer.

“Na lejoni fillimisht ta presim rezultatin pas zgjedhjeve në Kosovë. Pavarësisht rezultatit, qëndrimi i përgjithshëm është se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjese e Bashkimit Evropian – kjo është dëshira e Berlinit”.

“Vazhdimi i dialogut është i rëndësishëm dhe këtë qëndrim unë e kam shpalosur edhe në Beograd”, tha tutje ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat