Lajme

Peshkatarët gjejnë një kufomë në detin e Durrësit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Peshkatarët kanë nxjerrë nga deti i Durrësit kufomën e një burri.

Sipas të dhënave të para, një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e Adriatikut.

Viktima është e seksit mashkull dhe është gjetur rreth 1 milje në det të hapur nga peshkarexha. Kufoma është e dekompozuar, ndërsa trupi i pajetë ishte i lidhur me letër natriban çka për policinë do të thotë se bëhet fjalë për një vrasje. Peshkatarët kanë njoftuar policinë e cila ka kryer veprimet e para dhe këqyrjen paraprake të kufomës.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa do të jenë mjeko-ligjorët që do të përcaktojnë zyrtarisht shkaqet e vdekjes. Kufoma është përcjellë drejt morgut të spitalit Durrës për ekzaminime të mëtejshme.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat