Lajme

Pesë të vdekur në dy aksidente komunikacioni brenda ditës në Kosovë

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacionin rrugorë vetëm brenda ditës së diele në Kosovë.

Pasditen e sotme, rreth orës 15:37 një aksident i rënd trafiku i mori jetën katër anëtarëve të një familjeje nga komuna e Shtimes. Në mesin e viktimave ishte edhe një fëmijë i moshës 12-vjeçare.

Aksident ku ishin të përfshira dy vetura ndodhi në Koshare të Ferizajt, ka njoftuar policia.

Deri te aksidenti i komunikacionit, dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M ( M/SHK/) 22 vjeçar po qarkullonte, nga drejtimi i Ferizajt në drejtim të Shtimes dhe me të arritur në fshatin Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VW Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt , nga Shtimja në drejtim të Ferizajt.

Nga ky aksident po ashtu janë lënduar edhe 3 persona të tjerë, një 32 vjeçare, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, e cila ishte pasagjere në automjetin VË Golf. Dy 21- vjeçar, të cilët ishin pasagjerë në automjetin Audi, të njëjtit, pasi kanë marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar.

Për këtë aksident policia ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar.

Ndërsa, rreth orës 19:00, në person vdiq pasi u vetëaksidentua në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht tek vendi i quajtur Kroi i Mbretit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetëaksidentuar për vdekje.

“Rreth orës 19:00, ne rr. Pejë -Prishtinë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetëaksidentuar për vdekje. Njësitet relevante policore dhe ato të emergjencës kane dalë në vendin e aksidentit”, ka thënë Hoxha.
Pas këtyre aksidenteve me fatalitet, policia ka apeluar për kujdes.

“Kërkohet kujdes, respektim i rregullave ne rrugë në veçanti respektim i kufizimeve të shpejtësisë në rrugë, sepse humbja e jetëve njerëzore nëpër rrugët tona si pasojë e shpejtësisë referuar edhe raportimeve sot, është tepër shqetësues për të gjithë”, ka apeluar policia. /Demokracia.com/

Postime të ngjajshme
Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’

Lajme

Policia e gjobit me 150 euro, 24-vjeçarin që tejkaloi në vijë të plotë

Lajme

Temperaturat e larta, IKSHPK del me apel për qytetarët