Sport

Pesë skuadrat tjera shqiptare luajnë sonte në Ligën e Konferencës

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e para të raundit të dytë në garën e re të UEFA-s, Ligën e Konferencës.

Krahas Dritës e cila sonte i bën “konak” gjigantit të futbollit holandez, Feyenoordit, në program janë edhe pesë skuadrat tjera shqiptare.

Vllaznia e Shkodrës ka punë me AEL Limassolin në stadiumin “Tsirion”.

Laçi, skuadra tjetër e Superiores shqiptare do të jetë “zot shtëpie” ndaj ekipit rumun, Univ, Craiova.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija, pas eliminimit befasues në kualifikimet e Ligës së Kampionëve do të kërkojë lavdinë në Ligën e Konferencës.

“Kuqezinjtë” luajnë sonte në udhëtim te Riga në Letoni.

Ndërkohë, kampionia e Shqipërisë, Teuta luan në shtëpi kundër Inter D’Escaldes.

Katër takimet e lartpërmendura luhen nga ora 19:00.

Ndërkaq, dy orë më vonë, Partizani ka punë tejet të vështirë si mysafir.

“Demat” luajnë ndaj kampionëve të shumëfishtë zviceran, Baselit.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina