Sport

Pesë shqiptarë në listën e futbollistëve më të vlefshëm që do të mungojnë në ‘Euro 2020’

Futbollistët më të vlefshëm që do të mungojnë në Kampionatin Evropian “Euro 2020” janë zbuluar dhe Erling Haaland nuk është në krye të listës.

20-vjeçari nuk mundi ta ndihmojë Norvegjinë të kualifikohet përmes “play-off”-it të Ligës së Kombeve, kështu që do të mungojë në garën e verës së ardhshme.

Por, portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak i cili konsiderohet si ndër më të mirët në botë, ka dështuar poashtu të kualifikohet në “Euro 2020” me Slloveninë.

Vlera e Oblakut është aktualisht 90 milionë euro, derisa ajo e Haaland është rreth 80 milionë euro.

Në listën e top-pesë futbollistëve më të vlefshëm që do të mungojnë në “Euro 2020” është edhe superylli i Real Madridit, Martin Odegaard. Sergej Milinkovic-Savic dhe Miralem Pjanic e përmbyllin top-pesëshen, derisa edhe futbollistët e Premierligës, Gylfi Sigurdsson dhe Matt Doherty janë në listë poashtu.

Ndërkohë, në këtë listë ndodhen edhe futbollistët shqiptarë si Milot Rashica, Marash Kumbulla, Thomas Strakosha, Vedat Muriqi dhe Berat Gjimshiti.

Shikojeni më poshtë listën e krijuar nga “TransferMarkt”:

Josip Ilicic (Slovenia & Atalanta)
VLERA: €15m

Berat Djimisti (Shqipëria & Atalanta)
VLERA: €15m

Jamal Lewis (Irlanda e Veriut & Newcastle United)
VLERA: €15m

Nemanja Matic (Serbia & Manchester United)
VLERA: €16m

Luka Milivojevic (Serbia & Crystal Palace)
VLERA: €16m

Odysseas Vlachodimos (Greqia & Benfica)
VLERA: €16m

Dusan Vlahovic (Sebia & Fiorentina)
VLERA: €16m

Vedat Muriqi (Kosova & Lazio)
VLERA: €17m

Gylfi Sigurdsson (Islanda & Everton)
VLERA: €18m

Nikola Maksimovic (Napoli & Serbia)
VLERA: €18m

Sander Berge (Norvegjia & Sheffield United)
VLERA: €18m

Henrikh Mkhitaryan (Armenia & Roma)
VLERA: €20m

Dusan Tadic (Serbia & Ajax)
VLERA: €20m

Stefan Savic (Mali i Zi & Atletico Madrid)
VLERA: €20m

Matt Doherty (Republika e Irlandës & Tottenham Hotspur)
VLERA: €20m

Nemanja Maksimovic (Serbia & Getafe)
VLERA: €20m

Alexander Sorloth (Norvegjia & RB Leipzig)
VLERA: €20m

Aleksandar Mitrovic (Serbia & Fulham)
VLERA: €22m

Milot Rashica (Kosova & Werder Bremen)
VLERA: €22m

Thomas Strakosha (Shqipëria & Lazio)
VLERA: €25m

Luka Jovic (Serbia & Real Madrid)
VLERA: €25m

Marash Kumbulla (Shqipëria & Roma)
VLERA: €25m

Nikola Milenkovic (Serbia & Fiorentina)
VLERA: €28m

Konstantinos Manolas (Greqia & Napoli)
VLERA: €32m

Filip Kostic (Serbia & Eintracht Frankfurt)
VLERA: €32m

Martin Odegaard (Norvegjia & Real Madrid)
VLERA: €45m

Miralem Pjanic (Bosnia & Herzegovina and Barcelona)
VLERA: €50m

Sergej Milinkovic-Savic (Serbia & Lazio)
VLERA: €65m

Erling Haaland (Norvegjia & Borussia Dortmind)
VLERA: €80m

Jan Oblak (Sllovenia & Atletico Madrid)
VLERA: €90m.

Postime të ngjajshme
Sport

Renditja tabelore në Superligë pas ndeshjes FC Prishtina - Feronikeli

Sport

75 minuta në ndeshjen Prishtina – Feronikeli, ky është rezultati në “Fadil Vokrri”

Sport

Prishtina - Feronikeli, mbyllet pjesa e parë në kryeqytet

Sport

35 minuta në ndeshjen Prishtina vs Feronikeli, ja rezultati momental