Sport

Pesë destinacionet e mundshme të Cristianos nëse largohet nga “Old Trafford”

Kriza sportive që po kalon Manchester United mund të prekë edhe të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Prej disa javësh po flitet për një largim të mundshëm të “yllit” portugez nga Old Trafford nëse “Djajtë e Kuq” nuk marrin pjesë në Champions sezonin e ardhshëm.

Në Angli shkojnë një hap më tej, aq sa të hedhin hipoteza për destinacionin e ri të CR7. “The Sun” ka hartuar një listë me skuadrat të cilat mund të hapin dyert për portugezin. Për Cristianon veçohen pesë alternative.

Mundësia e parë është t’i bashkohet Manchester City-t, skuadër me të cilën thuajse e kishte arritur marrëveshjen para se t’u bashkohej “Djajve të Kuq”.

Një tjetër mundësi, që përmend gazeta angleze, do të ishte rikthimi te Reali i Madridit, megjithëse mediet në Spanja këmbëngulin se një rikthim në “Bernabeu” është i pamundur.

Paris Saint-Germain është një tjetër alternativë për Ronaldon. Tifozët parisienë dhe çdo “dashnor” i futbollit spektakolar do të donin ta shihnin të luante përkrah Messit.

Edhe pse më larg, mbeten dy opsione: Sportingu i Lisbonës në Portugal, që do të nënkuptonte rikthimin triumfues të CR7 në klubin ku nisi futbollin, dhe transferimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (MLS), te skuadra e David Beckhamit, Inter Miami.

Cristiano nënshkroi verën e kaluar me Manchester United për dy sezone për shumën 25-30 milionë euro, që duhet të shkojë në arkat e Juventusit.

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *