Lajme

Përveç Lladrovcit, PDK i rikandidon edhe tre kryetarë tjerë

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim t’i rikandidojë katër kryetarë komunash në të cilat qeveris, për zgjedhjet e tetorit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo parti, ku është sqaruar vendimi i Kryesisë Qendrore.

“Partia Demokratike e Kosovës, respektivisht Kryesia Qëndrore, ka qenë mëse e qartë në janar të këtij viti kur ka vendosur publikisht që të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeverisë ajo”, ka njoftuar PDK.

PDK ka njoftuar se do t’i rikandidojë kryetarët e katër komunave.

“PDK e ka rikandiduar Agim Aliun në Ferizaj, Naim Ismajlin në Shtime dhe njëjtë pritet të bëjë edhe me Ramiz Lladrovcin në Drenas dhe Besim Ilazin në Kaçanik”, thuhet në njoftim.

Ky njoftim i PDK-së është bërë pasi dega e PDK’së në Drenas ka zgjedhur Driton Ajazin që të kandidojë për kryetar të Drenasit dhe jo kryetarin aktual të komunës, Ramiz Lladrovcin.

Pas kësaj erdhi edhe njoftimi i partisë ku u tha se Lladrovci do të jetë kandidat për Drenasin, madje kjo u quajt çështje e mbyllur.“Javën e kaluar, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj u ka sqaruar edhe në takime private kryetarit të Degës së Drenasit, Sejdi Hoxhës dhe deputetit Ferat Shala, se kandidatura e Ramiz Lladrovcit për Komunën e Drenasit është çështje e mbyllur”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Postime të ngjajshme
Lajme

Jo vetëm në Mal të Zi, këto janë shtetet ku Kosova llogarit se ka prona

Lajme

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Lajme

Mërgimtari: Sa herë vij këtu më duket se kam ardhur në Xhungël

Lajme

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna