Lajme

Personi që ndihmoi në kapjen e Krivaqës: S’dua shpërblim, e bëra për hir të vajzës sime

Behgjet Pacolli ka kontaktuar personin i cili ka ndihmuar në gjetjen e arrestimin e Dardan Krivaqës.

Politikani e biznesmeni i ofroi atij shpërblimin të cilin e kishte premtuar gjatë ditës për këdo që kontribuon në gjetjen e të dyshuarit kryesor për vra sjen e Marigona Osmanit.

Por, personi që ndihmoi e që nuk deshi ta bëjë të ditur identitetin e tij nuk ka pranuar shpërblim, ai tha për Klan Kosova se nuk do asgjë për këtë ndihmë, ngase e ka bërë për hir të vajzës së tij e dhembshurisë për 18-vjeçaren.

Këtë e konfirmoi përmes një shkrimi në Facebook edhe këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli.

Këshilltari i Pacollit: Jemi në kontakt me personin që ndihmoi për arrestimin e Krivaqës, refuzon shpërblimin

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ofruar këtë të martë shpërblim për personin që ndihmon në identifikimin e Dardan Krivaqës si i dysh uar për vra sjen e 18-vjeçares nga Ferizaj.

Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, ka njoftuar se tashmë kanë krijuar kontakt me dëshmitarin për t’ia dhënë shpërblimin, duke mos përmendur shumën, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arres timin e vra sësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person i cili ka refuzuar çfarë do shpërblimi. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, është shprehur ai. /gazetametro.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Bie bora e parë në Kosovë

Lajme

Shaqir Totaj i PDK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Prizrenit

Lajme

Shpend Ahmeti dërgon një mesazh gjatë transmetimit direkt për Bedri Hamzën

Lajme

Vitia e Zemaj përplasen për menaxhimin e pandemisë