Lajme

Personi i vetëvrarë në Budakovë të Suharekës ishte zyrtar i LDK’së: Policia jep detaje

Dje një person në Budakovë të Suharekës, po dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Personi me iniciale R.K (emër i njohur për redaksinë), ishte në depresion që dhjetë vite, shkruan Gazeta Metro.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Metron se dje rreth orës 23:40, një person ka raportuar se babai i tij dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.

“Viktimën e kanë dërguar me urgjencë në spital pastaj sipas mjekëve viktima ka vdekur pasi kishte plagë të rënda. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë nuk dihet lloji. Është njoftuar prokurori i cili ka cilësuar rastin vrasje deri në hetimet e ardhshme”, ka bërë të ditur Policia për Metron.

Personi i cili dyshohet se është vetëvrarë, sipas burimeve të Metros ka qenë në depresion tash e 10 vite.

R.K ka qenë edhe kryetar i nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Budakovë.

Ai vdiq në moshën 59 vjeçare.

Më poshtë keni edhe fotografinë e publikuar nga zyrtar të LDK’së në Suharekë.

https://blicmedia.net/tentim-vrasje-ne-prishtine-viktimes-ia-qellojne-veturen-me-kater-plumba/

Postime të ngjajshme
Lajme

Arben Vitia shkarkon dy zyrtarë të shëndetësisë

Lajme

Citaku: E tmerrshme, nëna ime ka pritur katër orë për të marrë vaksinën Anti Covid

Lajme

Snajperisti gjerman i Koshares i komenton Vjosa Osmanit, ia poston foton nga qendra e vaksinimit

Lajme

Erdhi për Bajram në Kosovë, mërgimtarit në Ferizaj ia vjedhin veturën