Lajme

Përse në familje një person infektohet me Covid-19 dhe tjetri jo?

Rastet në të cilat në një familje ose dhe në një çift një partner infektohet dhe tjetri jo janë të shumta dhe ka qenë gjithnjë një konfuzion që i ka rrethuar këto raste. Si është e mundur që persona që ushqehen në të njëjtin vend dhe flejnë në të njëjtin vend të mos infektohen nga njëri tjetri?

Imunologu Genc Sulçebe, i ftuar në “Rudina” ka treguar se si ekziston mundësia që njerëzit mund të jetojnë dhe flenë bashkë, por dikush sëmuret rëndë me Covid-19 dhe tjetri nuk ka asnjë simptomë.

“Duhet të kemi parasysh se përgjigja imunitare ndaj një virusi është gjenetike dhe i ndryshëm nga njëri tek tjetri, është e përcaktuar gjenetikisht. Të gjithë ne reagojmë në mënyra të ndryshme ndaj këtij virusi dhe është e pranueshme që një njeri mund të reagojë shumë fort ndaj një virus dhe tjetri shumë lehtë ose fare. Ka të bëjë dhe doza e virusit. Duke mbajtur maskën në mënyrë të vazhdueshme, ne pakësojmë në këtë mënyrë edhe sasinë e virusit që marrim. Nëse marrim një sasi të vogël virusi atëherë edhe sëmundja kalon më lehtë, po morëm një sasi të madhe virusi atëherë sëmundja kalon më rëndë. Personat obezë apo ata me probleme diabetike dhe në përgjithësi ata me një masë të vogël muskulore e kalojnë më rëndë sesa ata që janë me një gjendje të mirë fizike. Është një sëmundje që është në progresion të drejtë me moshën, sa më e avancuar të jetë mosha, aq më e shprehur dhe më e fortë do jetë sëmundja, pra është një gjë që nuk është parë tek infeksionet e tjera.”

Gjithashtu, ai ka treguar se në këtë periudhë rreth 90% e rasteve dhe simptomave paralajmërojnë se njerëzit mund të jenë të infektuar me Covid-19.

“Tani dihet që fillon stina e dimrit, njerëzit grumbullohen nëpër lokalet e mbyllura dhe infeksionet që transmetohen në rrugë respiratore shpërndahen shumë thjeshtë. Ekzistojnë të paktën 4 koronaviruse humanë të cilët përbëjnë 25% të infeksioneve sezonale gripale të zakonshme. Edhe Covid-19 ka të njëjtin lloj transmetimi, por ku jemi tani momentalisht nuk kemi të dhëna epidemiologjike që kemi një virus tjetër, për shembull virus gripi. Nëse kemi temperaturë apo gjendje gripale është koronavirus. Duhet të jemi 90% të sigurt që kemi të bëjmë me Sars-Cov 2”.

Postime të ngjajshme
Lajme

Familja nga Kukësi që u zhvendos në Kosovë ka një hall të madh

Lajme

Podujevë: Hajnat i hyjnë në katin e tretë dhe i vjedhin 2000 euro, ari, pasaporta e 4 kartela bankare

Lajme

Deputetja e LDK-së për Albin Kurtin: Ai është diktator

Lajme

Çfarë i ndodh trupit pas një gripi normal, mund të fitoni antitrupa kundër Covid-19?