Lajme

Përse ka udhëtuar “fshehtaz” Isa Mustafa në Gjermani?

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Derisa Kosova po vlon nga zhvillimet politike pas situatës së krijuar me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë një udhëtimë jo shumë të zakontë.

Gazeta inFokus mëson se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Gjermani, pa ndonjë paralajmërim.

Madje, burimet e gazetës inFokus kanë thënë se arsye e këtij udhëtimit është bisedimet për gjendjen aktuale politike në vend, ku do të diskutohet edhe për fatin e qeverisjes pas dorëheqjes së Haradinajt.

Gazeta inFokus gjatë ditës ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët e LDK-së, në lidhje me këtë udhëtim të liderit të partisë, Isa Mustafa, por një gjë e tillë, ka qenë e pamundur.

Lidhja Demokratike e udhëhequr nga Mustafa aktualisht po kalon nëpër procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe javën tjetër pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie.

Po këtë javë, mësohet se Presidenti i vendit pritet ti ftojë partitë politike për tu konsultuar lidhur me vazhdimin e qeverisjes pas dorëheqjes së Haradinajt apo organizimit të zgjedhjeve të reja.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtarë apo ftesë zyrtare nga Presidenca për partitë lidhur me konsultimet për qeverisjen në pjesën e mbetur të mandatit për shkak të paqartësive ligjore të diskutuara së fundmi në opinion.

Rrugë ligjore se si të vazhdoj punën është duke kërkuar edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, i cili të premten ka mbledhur kabinetin për të diskutuar lidhur me ligjshmërinë e proceduarve të takimeve dhe vendimmarrjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës pas dorëheqjes së kryeministrit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat