Lajme

‘Përputhen’, ‘Më fal’, ‘Meda’… Çfarë kërkuan më së shpeshti kosovarët në YouTube në vitin 2020

Një hulumtim që u publikua nga njohësi i teknologjisë dhe eksperti i fushës së hulumtimeve në rrjetet sociale, Kushtrim Rexha ka treguar se çfarë kanë kërkuar më së shumti qytetarët në YouTube gjatë vitit 2020.

Rexha, ka publikuar disa statistika nga një hulumtim që ka kryer së fundi në lidhje me atë se çfarë kanë kërkuar qytetarët më së shumti në YouTube, gjatë vitit 2020.

Sipas statistikave të publikuar top gjërat e kërkuara në YouTube gjatë vitit të kaluar janë: ‘Çka ka shpia, Përputhen, Tayna, Mozzik, Më fal, Meda, etj’.

Kushtrim Rexha ka treguar edhe si është kryer ky studim.

“Kryesisht studimi dhe hulumtimi është bërë nga disa mekanizma të cilët i gjurmojnë kërkimet klikueshmëritë dhe i renditin sipas veprimeve, kam kry algoritme te ndryshme dhe kjo gjë është verifikuar edhe nga platforma statista, kështu që 99% është rezultat i saktë si shkak i këtij hulumtimi”, ka thënë Rexha për Metron.

Kujtojmë se YouTube është një platformë e mediave sociale që përdoret mjaft shumë. Në të gjithë botën atë e përdorin afër 1.9 miliardë persona.

Ndërkaq më poshtë keni statistikat për vitin 2020 në YouTube, për atë se çfarë kanë kërkuar qytetarët.

Postime të ngjajshme
Lajme

Arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 doza tjera të vaksinës AstraZeneca

Lajme

Me kaq vite burgim mund të dënoheni për zjarrvënie të qëllimshme

Lajme

KEDS njofton për zonat që do të kenë mungesë të energjisë elektrike

Lajme

Valon Syla i lidh përgjimet me Xhelal Sveçlën e Haki Abazin