Sport

Përplasjet mes klubeve dhe kombëtareve, FIFA merr një vendim për lojtarët

Bota ka pësuar ndryshime të mëdha prej momentit që shpërthue pandemia e koronavirusit. “Asgjë nuk do të jetë si më parë“, ishte kori që mbizotëronte në ditët e vështira të pranverës dhe ashtu po ndodh. Jashtë kësaj nuk mund të mbetet futbolli.

Tamponë, protokolle mjekësore strikte, karantinë për lojtarët e infektuar nga Covid-19, stadiume pa tifozë por jo vetëm. FIFA ka marrë një vendim në lidhje me ndeshjet e kombëtareve. Shumë herë jemi hasur me përplasje dhe polemika mes klubeve dhe drejtuesve të kombëtareve të shteteve të ndryshme.

Lojtarë që grumbullohen akoma pa u rikuperuar plotësisht dhe të tjerë që kthehen të infektuar apo të dëmtuar nga sfidat me shtetet e tyre, qofshin për kompeticione apo miqësore. Qeveria Botërore e Futbollit ka vendosur të vihet përkrah klubeve në këtë periudhë pandemie.Këta të fundit kanë fituar të drejtën për të mos lejuar grumbullimin e lojtarëve me kombëtaret respektive. Diçka e tillë do të ndodhë për tre muajt e ardhshëm, teksa shumë klube penguan largimin e lojtarëve drejt shteteve të tyre edhe në sfidat e shtatorit të Nations League.

Vendimi është zyrtar dhe FIFA ia ka bërë të ditur 211 anëtareve të saj nëpërmjet konfederatave përkatëse.”Një masë e përkohshme që do të ndihmojë në rrallimin e rasteve me koronavirus“, është arsyetimi i bërë nga Qeveria Botërore e Futbollit. /abcnews.al

Postime të ngjajshme
Sport

Dikur punëtor i ndërtimtarisë, tani firmos me Newcastle United

Sport

Premierliga vjen sot me ndeshje të mëdha

Sport

Në këtë vend dënoheni me dy vjet burg nëse s’mbani maskë

Sport

“El Clasico”: Këto janë formacionet e mundshme