Lajme

Përplasje të forta në Kuvend, Tahiri: Vetëvendosje dhe Albin Kurti financohen nga Devollët

Në shqyrtimin e projektligjit për automjetet ku po diskutohet heqja e homologimit për veturat që vijnë nga jashtë, procedurë që kryhet nga Qendra e Automjeteve të Kosovës “Eurolab”, që është pronë e familjes Devolli, deputetët po e akuzojnë njëri-tjetrin se financohen nga Devollët.

“Nëse për një parti politike është e dokumentuar se financohet nga Devollët atë e ka thënë vetë ish-deputeti, Florin Krasniqi. Pra në këtë rast Vetëvendosje dhe Albin Kurti financohen nga Devollët. Dhe këtu po më shqetëson edhe qasja e Qeverisë se moskthimi i mendimit nga Qeveria këtu po e shoh si tendencë të përbashkët të Qeverisë dhe Vetëvendosjen me e dërgu një lëndë në arbitrazh ndërkombëtar dhe si i kanë zhvatur 30 milionë euro me Z-Mobile ta bëjnë të njëjtën edhe me homologimin”, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, drejtuar deputetëve të VV-së që thanë se ata që janë kundër ndryshimeve në Ligjin për Automjetet tash, janë “pro Devollëve”.

Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi i është përgjigjur Tahirit.

“Kujt i’u pat tha fyti si parti politike, a të kujtohet? Fokusohuni në temë nëse nuk dëshironi ne kemi shumë çfarë të ju pyesim, një ndër pyetjet është edhe kjo”, ka replikuar Selimi. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Kaq milionë euro dëmshpërblim po ia kërkon Burdushi shtetit

Lajme

Shpend Ahmeti njofton për bllokimin e kësaj rruge nesër

Lajme

KEDS paralajmëron qytetarët: Këto vende do të mbesin pa rrymë

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete