Lajme

Përplasja tregtare mes Kosovës & Maqedonisë së Veriut

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kosova dhe Maqedonia janë përfshirë në një përplasje tregtare. Ministri kosovar i tregtisë dhe industrisë, Endrit Shala, ka vendosur masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore, pasi kjo e fundit ka vendosur barriera tarifore mbi produktet kosovare.

Sipas ministrit, që nga qershori i këtij viti, kur produktit të kosovës, rasad i peshkut, i janë vendosur barreira tarifore nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë dërguar ankesa përmes sekretariatit të CEFTA-s dhe po ashtu i është dërguar një letër homologut të tij në Shkup, por nuk ka patur asnjë reagim.

Ndaj- argumenton ministri vendimin e tij, jam i detyruar që në mbrojtje të interesit të Kosovës, biznesit Kosovar dhe në mbrojtje të prodhimeve tona të ndërmarr veprime të tjera ligjore, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës.

Nga sot do të vendosen masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe do ndalohet hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrohet shteti i Maqedonisë së Veriut të reflektojë dhe të ketë trajtim të barabartë për produktet kosovare që hyjnë në atë shtet”.

Sipas Shalës, reciprociteti, partneriteti dhe trajtimi i barabartë është e vetmja rrugë që çon përpara duke kërcënuar më pas se nëse do të vijohet në të njëjtën rrugë, qeveria e Kosovës do të detyrohet të marrë edhe hapa të tjerë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat