Sport

Përplasja e skuadrave të kreut të tabelës bën që të ndryshojë edhe renditja tabelare

Xhiroja e tetë e Superligës së Kosovës në futboll ka nisur këtë të shtunë me dy ndeshje shumë interesante.

Radha ishte që të ballafaqoheshin ndërmjet vete katër skuadrat që e kryesojnë renditjen tabelare.

Malisheva dhe Gjilani u ndanë me barazim 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”, kurse Ballkani mori tri pikë ndaj Drenicës duke iu falënderuar një përmbysjeje spektakolare pasi ishin ne disavantazh prej dy golave.

Fitorja e Ballkanit ndaj Drenicës bën që skuadra nga Suhareka të ngjitet në majën e tabelës më 16 pikë, dy më shumë se Drenica që tani zbret në vendin e dytë.

Gjilani ka 13 pikë në vendin e tretë kurse Malisheva në të katërtin me 12 pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit