Lajme

Përplasen anëtarët e VV’së me kryetaren e KQZ’së: T’lutna boll mo, Sami nuk je veç ti në këtë mbledhje

Mbledhja e radhës e KQZ-së, e mbajtur të shtunën, sikur ato të kaluarat është përcjellur me diskutime të ashpra ndërmjet anëtarëve.

Derisa anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Alim Rama i drejtohet kryetares së Komisionit, Valdete Dakës se je bërë palë, ajo i thotë “T’lutna boll mo”.

Anëtari i NISMAS’së në KQZ, Eshref Vishi derisa thotë se po bëhet shkelje në këtë mbledhje si rezistenca për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Supreme, anëtari i VV’së në KQZ, Sami Kurteshi i thotë se “Gabim e ki, gabim e ki”.
“Nujk është e vërtet”, i thotë Kurteshi, derisa pengohet nga kryetarja e Komisionit.

“T’lutna Sami nuk je veç ti në këtë mbledhje”, i thotë Daka.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje ku u diskutuan disa rekomandime të QNR’së.

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë dy shtetet e vetme ku ka më shumë gra se burra në parlament

Lajme

Vdes punëtori i Postës nga COVID-19

Lajme

Vaksinat anti-Covid shiten në tregun e zi, sa kushton një dozë

Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare: Koronavirusi u merr jetën dy prindërve dhe djalit të tyre të vetëm