Lajme

Përparim Rama prezanton projektin për ndërlidhjen e lagjeve me qendrën e qytetit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka paraqitur projektin e ndërlidhjes së lagjeve me qendrën e qytetit, pjesë e projektit “Prishtina 7 minuta qytet”.

Rama tha se lagjet përreth qendrës si Arbëria, Kodra e Trimave, Kalabria, Bregu i Diellit dhe Velania do të ndërlidhen nëpërmjet platformave të gjelbra për këmbësorë dhe nënkalimeve për vetura.

Ai tha se të gjitha pikat ndërlidhëse do të shfrytëzohen për parkingje nëntokësore, ndërkaq mbi platforma do të ndërtohet salla koncertale dhe muzeu i arteve.

“Me projektin tonë rrethi i brendshëm që definon qendrën e re të Prishtinës do të ndërlidhet me lagjet përreth si Arbëria, Kodra e Trimave, Prishtina e vjetër, Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Kalabria e stacioni i autobusëve nëpërmjet platformave të gjelbra për këmbësorë dhe nënkalimeve për vetura. Të gjitha këto pika ndërlidhëse do të shfrytëzohen për parkingje nëntokësore, e po ashtu prej ku do të mundësohet lëvizja me transport publik që do të qarkullojë brenda shtatë minutave. Njëkohësisht mbi këto platforma të gjelbëruara do të mundësojmë edhe ndërtimin e sallës koncertale edhe të muzeut të arteve, hapësirave të gjelbëruara urbane ne funksion të qytetarëve për aktivitete e festivale të ndryshme”, tha ai.

Pretendenti për të udhëhequr me kryeqytetin, tha se platforma e Pallatit të Rinisë do të ndërtohet përmbi rrethin e brendshëm e që do të ndërlidhë lagjen Arbëria me qendrën.

“Platforma e Pallatit të Rinisë do të ndërtohet përmbi rrethin e brendshëm e do të ndërlidhë lagjen Arbëria me qendrën, poshtë saj do të ndërtohen parkingjet nëntokësore që do të jenë në shfrytëzim të sallës koncertale, të stadiumit të qytetit e po ashtu edhe të Pallatit të Rinisë. Platforma nga ana tjetër do të ndërlidhet me hotel Grandin duke krijuar një dimension të ri për lëvizjen e këmbësorëve, personave me nevoja të veçanta, për transport alternativ si për shembull biçikletat e trotinetet”, tha ai.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, gjatë ditës së djeshme projektin “Prishtina 7 minuta qytet”, që parasheh ridefindimin e qendrës së qytetit.

Related posts
Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Lajme

Kjo është gruaja më e kërkuar në Evropë

Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Lajme

Rrëfimi prekës i mikut për shokun që iu vetëvra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *