Lajme

Përparim Rama i reagon Zharkut dhe të tjerëve

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së) për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ndaj anëtarit të LDK’së, Lutfi Zharku, por edhe ndaj personave që reaguan ndaj tij, kur tha se ai është apartiak, shkruan Gazeta Metro.

Rama në një emision televiziv tha se është apartiak, anipse do të kandidojë për LDK’në në garën për kryetar të Prishtinës.

“Unë jam apolitik. Nuk jam i anëtarësuar në LDK, por do garojë kandidat i saj. Besoj fuqishëm në Lumirin, i cili po bën reformat e mëdhaja përbrenda LDK’së, e shoh si njeri vizionar, me ide përparimtare, interesi i tij shihet”, deklaroi ai.

Pasi, Rama tha se është apartiak, anëtari i LDK’së, Lutfi Zharku i është kundërvu, duke i thënë se “është partiak dhe është LDK”.

“Une jam partiak. Une jam LDK”, shkroi Zharku, duke ia bashkangjitur një fotografi të tij.

Ndërsa, tani në postimin e tij thotë se do të jetë kryetar i qytetarëve të Prishtinës pa anime politike.

“Unë jam kandidat i LDK-së. Jam pjese e LDK-së ne kete garë. Garoj bashkë me listën e asambleistëve të LDK-së; shtëpisë politike të Republikës së Kosovës. Do të jem Kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës pa anime politike por me vizion të fortë e të qartë për Kryeqytetin, qytetin e të gjithëve. #PR4PR”, shkroi Rama në Facebook.

Më poshtë shkrimi i plotë i tij.

Unë jam kandidat i LDK-së. Jam pjese e LDK-së ne kete garë. Garoj bashkë me listën e asambleistëve të LDK-së; shtëpisë politike të Republikës së Kosovës.
Do të jem Kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës pa anime politike por me vizion të fortë e të qartë për Kryeqytetin, qytetin e të gjithëve.

#PR4PR

Postime të ngjajshme
Lajme

Moti për dy ditët në vijim

Lajme

Jo vetëm në Mal të Zi, këto janë shtetet ku Kosova llogarit se ka prona

Lajme

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Lajme

Mërgimtari: Sa herë vij këtu më duket se kam ardhur në Xhungël