Sport

Përparim Islami ka një premtim të madh për “Intelektualët”

Përparim Islami është përforcimi i parë i ish-kampiones së Kosovës në futboll, Dritës.

Islami i njohur në opinionin futbolldashës kosovar si “Rruki” do të përforcojë repartin defanziv të gjilanasve që nga edicioni i ardhshëm.

Ish-lojtari i disa skuadrave më të mëdha në Kosovë zbuloi për Demokracia.com arsyet që e shtynë atë të “firmoste” me Dritën.

“Drita është ekip serioz dhe ofertës së saj ishte e vështirë t’i thoja “Jo”. Sepse Drita është ekipi më i organizuar në Kosovë. Objektivat e Dritës normalisht dihet, është titulli dhe Kupa e Kosovës”, deklaroi Islami të mërkurën për Demokracia.com.

Tutje, 28-vjeçare tregoi për pritjen të cilën ia kishin bërë në taborin “bardhekaltër”.

“Falënderojë kryesinë e klubit për besimin, bashkëlojtarët pasi më kanë pritur shumë mirë si dhe trajnerin, Ardian Nuhiun për mirëpritjen”, tregoi ai.

Tifogrupi i Dritës “Intelektualët” ishin të dëshpëruar edicionin që lamë pas pasi klubi i tyre i zemrës dështoi ta mbronte titullin e kampionit në xhirot e fundit të kampionatit.

Andaj, Islami u premton atyre se do ta bëjë të pamundurën që t’i gëzojë ata me trofe.

“Intelektualëve ju premtojë angazhim maksimal dhe në fund me trofe”, theksoi Përparim Islami.

“Rruki” së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Feronikelit, ndërkaq në Kosovë ka bërë karrierë edhe tek Trepça ’89, Prishtina, Hajvalia dhe Hysi.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës