Lajme

Përmbyset gomonia me emigrantë në Mesdhe, nëna kërkon foshnjën me dëshpërim

Një video ku shihet një nënë teksa po kërkon fëmijën e saj është bërë virale në internet, përcjell Gazeta Express.

Mediat e huaja raportojnë se pasi është fundosur gomonia e emigrantëve në Detin Mesdhe, një nënë është parë duke kërkuar foshnjën e saj.

“Unë nuk po e shoh fëmijën tim. Kam humbur fëmijën tim. Pse mua? Ku është fëmija im?,”, ka thënë ajo.

Në video ajo shfaqet e mbështetur në anë të varkës duke kërkuar me dëshpërim fëmijën e saj, ndërsa skuadrat e shpëtimit po merren më nxjerrjen nga uji të emigrantëve të mbytur.

Ndërkohë, është bërë e ditur se në gomonen që ndodhej gruaja ishin dhe 100 emigrantë të tjerë. Gomonia u fundosë në brigjet e Libisë. Gjatë operacionit të shpëtimit foshnja gjashtë muajshe e gruas është gjetur e mbytur bashkë me 5 emigrantë të tjerë. Të gjithë të shpëtuarit u dërguan përmes helikopterit të Rojës Bregdetare Italiane në një spital në Maltë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Fotografia që po habit të gjithë: Çfarë po bëjnë Albin Kurti e Shpejtim Bulliqi?

Lajme

Ja kur priten masat e reja

Lajme

Si do ta kemi motin nesër dhe ditëve në vijim

Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi për masat antiCOVID