Lajme

Përleshje në Prishtinë, një nxënës theret me thikë

Një rrahje ndërmjet disa nxënësve ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

 

Gjatë përleshjes një i mitur është plagosur me thikë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14 :00, kemi marrë informatën se lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave (të mitur). Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka konfirmuar Ahmeti. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Postime të ngjajshme
Lajme

Inatoc e Pidiq: 6 emra të pazakontë të fshatrave të Gjilanit

Lajme

Vlora Çitaku tregon nëse do të garojë për kryetare të PDK-së

Lajme

Ambasada gjermane tregon se kur do të fillojnë me termine për viza pune

Lajme

Vendet në të cilat nesër nuk do të ketë rrymë