Sport

Përleshje e madhe në miqësoren Feyenoord – Atletico, Simeone hyn në fushë i nervozuar me lojtarin e tij

Një përleshje e madhe “shpërtheu” në ndeshjen miqësore ndërmjet Feyenoordit dhe Atletico Madridit.

Ndonëse ishte ndeshje e tensionuar, pika e vlimit ishte në minutën e 40-të kur Yannick Carrasco humbi nervat në fushë dhe e goditi kundërshtarin, shkruan Demokracia.com.

Goditja me këmbë e tij shkaktoi një tollovi të madhe në një pjesë të fushës.

Lojtarë nga dy ekipet ndërhynë dhe u përfshinë në këtë përleshje.

Në fushë u pa edhe trajneri i kampionëve të Spanjës, Diego Simeone i cili u shfaq i nervozuar me Carrascon, teksa u pa duke shkëmbyer disa fjalë.

Carrasco u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari kryesor.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet e përleshjes.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar