Sport

Përleshja nisi nga ndërhyrja e tij, Kushtrim Gashi tregohet i madh me deklaratën përmes të cilës kërkon falje

Sot u zhvilluan katër ndeshje në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës.

Kryendeshja ishte ajo mes Ballkanit dhe Llapit (1-0), e cila kaloi me shumë tensione në Suharekë, shkruan Gazeta Olle.

Në përfundim të pjesës së parë pati përleshje mes futbollistëve dhe stafit në fushë.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe futbollisti i Ballkanit, Kushtrim Gashi, i cili ishte njëri nga protagonistët i cili e filloi përleshjen me ndërhyrjen e tij.

“Me vjen shum keq per at tollovi qe ndodhi sot qe nuk ishte e nevojshme. Ne video shihet qart nderhyrja e rrezikshme ne Arber Potokun qe nuk u akordua dhe pastaj nderhyrja ime e cila mund te ishte nje faull ne suaza sportive dhe jo me qellimin qe te ndodh ajo tollovi te cilen e krijuan vet futbollistet dhe stafi musafir”, ka shkruan Kushtrim Gashi, duke e bashkangjitur edhe videon.

 

https://www.facebook.com/1502553939/videos/10219330922372789/

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien