Sport

Përleshja në Suharekë i kushton shumë të dy klubeve, ja ndaj kujt janë hapur inicime disiplinore

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me datë 29.04.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021.

Diskutimi kryesor ka qenë përleshja në ndeshjen Ballkani – Llapi, ku ndaj klubit suharekas dhe futbollistëve të të dy klubeve janë hapur inicime disipinore, shkruan Gazeta Olle.

Edhe ndaj Feonikelit është hapur inicim disiplinor, me motivin për lëshim në organizimin e ndeshjes.

Këto janë vendimet e Komisionit të Garave:

INICIME DISIPLINORE

-ndaj lojtarit të FC Llapi, me nr.27 Ahmed Jonuzi dhe nr. ID 000635M88; motivi: Konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të, për çka gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi.

-ndaj ndihmëstrajnerit të FC Llapi, Bekim Mulliqi, me nr. ID 011415M71; motivi: Në minutën e 32-të, në rrëmujën e krijuar nga lojtarët dhe bankinat e të dy ekipeve, godet me grusht lojtarin rezervë të FC Ballkani, Arbër Shala, në ndeshjen Ballkani – Llapi..

-ndaj lojtarit të FC Llapi me nr.5 Elvis Prenqi dhe nr. ID 014446M93; motivi: Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi.

-ndaj kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina, nr. ID 001144M77; motivi: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes, fajëson gjyqtarët për epilogun e takimit, në ndeshjen Ballkani – Llapi.

-ndaj FC Ballkani; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Nga minuta e 88 e deri në përfundim, së paku në katër (4) raste, mbledhësit e topave hedhin topin e dytë në fushë me qëllim të zhegitjes së lojës. Po ashtu gjatë ndeshjes bartësit e barelave kanë fyer dhe ofenduar ekipin mysafir, në ndeshjen Ballkani – Llapi.

-ndaj lojtarit të FC Ballkani me nr.8, Kushtrim Gashi, nr. ID 001270M92; motivi: Konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të, për çka gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi.

-ndaj FC Feronikeli; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Arbëria, gjatë prononcimit për media të kryetrajnerit të FC Feronikeli, Klodian Duro, i ndërhyn një person i paautorizuar në transmetim të drejtpërdrejt dhe e ofendon të njëjtin.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës