Lajme

Përgjigjja e Kurtit kur pyetet se a ka qenë pjesë e UÇK-së?

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar që t’i përgjigjet pyetjes se a ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Express.

I pyetur nga gazetarët se a ka qenë pjesë e UÇK-së, Kurti ka thënë se nuk është koha për fushatë zgjedhore, dhe se fushatën do ta bëjnë pas pushimeve verore.

“Sa i përket fushatave zgjedhore, ato do t’i bëjmë pas pushimeve verore, tani jemi për të parë punimet infrastrukturore”, tha Kurti para gazetarëve.

Ndryshe, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka pasur bashkëluftëtar në UÇK.

Këtë deklaratë Remi e ka bërë pasi u pyet për deklaratën e Kurtit në Bruksel ku tha se Ballkani Perëndimor duhet pastruar skena politike nga kriminelët e luftës dhe të paqës.

“Po flet ashtu sikur ai e njeh problemin, në vendin tonë nuk ka pasur krime lufte nga çlirimtaret. Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar”, është shprehur Remi.

“Me Albin Kurtin jam takuar edhe në shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jemi takuar për qëllime të çlirimit të vendit”, ka thënë Remi.

Postime të ngjajshme
Lajme

Britania e Madhe del me qëndrim zyrtar për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Inatoc e Pidiq: 6 emra të pazakontë të fshatrave të Gjilanit

Lajme

Vlora Çitaku tregon nëse do të garojë për kryetare të PDK-së

Lajme

Ambasada gjermane tregon se kur do të fillojnë me termine për viza pune