Sport

Përgjigja e Steven Gerrardit pasi Ferguson tha për të se nuk ishte lojtar ‘shumë, shumë i mirë’

Steven Gerrard është rikthyer në Premier League.

Aston Villa e ka emëruar legjendën e Liverpoolit pasi impresionoi te Rangers, duke e udhëhequr skuadrën drejt titullit në Premiershipin skocez.

Pasi u emërua të enjten në mëngjes, Gerrard nuk mundi ta fshehte ngazëllimin për kalim te Villa, transmeton Periskopi.
”Aston Villa është një klub me histori të pasur dhe traditë në futbollin anglez jam krenar që jam bërë kryetrajner,” tha Gerrard.

Pavarësisht se konsiderohet një prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit anglez, një njeri që nuk ishte shumë i impresionuar nga ai si lojtar është Sir Alex Ferguson.

Skocezi bëri një koment kontravers në autobiografinë e tij më 2013, duke shkruar: ”Jam një prej pak atyre që ndjehen se Gerrard nuk ishte top, top lojtar.”

Ishte një koment bizar, marrë parasysh statusin e Gerrardit në Premier League.

Por çka mendon vetë Gerrard për këtë?
Epo, ai është pyetur dhe është përgjigjur kështu:

“Unë shkova në provë te Manchester United kur isha 13 vjeç dhe i mora një letër që donin të nënshkruanin me mua për një marrëveshje shtatëvjeçare”, tha ai për prezantuesin e BT Sport.

“Unë jam një fans i madh i Alex Ferguson dhe ajo që ai ka bërë në lojë është fantastike, kjo është arsyeja pse ai shiti kaq shumë kopje në javën e parë.

“Unë vërtet u mërzita pak kur lexova këtë, reagimin e gazetave, kur ai tha se nuk jam një top, top lojtar. Por nuk do ta humbas gjumin për këtë, të gjithë kanë të drejtën e mendimit të tyre.
“Ai u përpoq të nënshkruante me mua në fillim të 2002/03, ai u përpoq të nënshkruante me mua përsëri për të luajtur për United, unë padyshim refuzova, kështu që nuk mund ta marr shumë për zemër. Por unë jam pak i mërzitur sepse unë ‘ një fans i madh i tij.”

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme