Blic Plus

Përgatituni: Këtë vikend do të ketë borë në Kosovë

Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë në dy ditët në vazhdim në vendin tonë.

Të shtunën më ftohtë dhe me erë.

Mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

Nga e diela kthjellime, mëngjeset me ngrica, ultësirave mundësi për mjegull.

Kalimi i një fronti të ftohtë gjatë natës sjell mbi vendin tonë mot të ftohtë, kryesisht të vranët dhe me erë.

Në vise malore priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, e të shtunën në mbrëmje, me rënie të temperaturave rrebeshe bore mund të ketë edhe viseve të ulëta.

Depërtimi i masave të ftohta ajrore zbret ndjeshëm temperaturat në fundjavë.

Sipas Prishtina Weather ngaa dita e diel vranësirat shpërndahen, ku do të ketë kthjellime ditën e hënë. Orëve të mëngjesit ngrica, e përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

Erërat që parashihet të fryjnë gjatë ditës së nesërme, do të shpërndajnë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres në vlera të mjaftueshme dhe të mira.

Ditën e diel fillimisht indeksi mbetet në vlera të mjaftueshme, e deri në mbrëmje kalon në vlera të dobëta, e ditën e hënë edhe në shumë të dobëta.

21.11 – Kryesisht vranët, ftohtë dhe me erë. Përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të dobëta bore. Në mbrëmje rrebeshe të dobëta bore mund të bien edhe përgjatë viseve të ulëta.

22.11 – Në mëngjes me vranësira, ditën kryesisht me diell.

23.11 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me diell.

24.11 – Në mëngjes vranësira kalimtare, ditën kthjellime dhe kryesisht me diell.

25.11 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica, përgjatë ultësirave me mjegull. Ditën kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit në rënie ditëve të fundjavës.

Minimalet nga 1C zbresin në -3C, ditën e hënë.

Maksimalet zbresin në 4C, e të hënën rriten përreth vlerave mesatare në 9C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-13m/s, të dielën drejtimesh të ndryshme 2-5m/s.

Shtypja atmosferike në rritje, nga e hëna me tendencë të rënies, por mbetet lartë mbi vlera normale.

Postime të ngjajshme
Blic Plus

Kjo është foto e fundit e Ismet Pejës

Blic Plus

Skandal në Beograd/ Pacientes me Covid i publikojnë fotot nudo!

Blic Plus

Warning Signs Reveal Someone Has Double Depression

Blic Plus

Dhëndri ndal dasmën në gjysmë: Zemra ime i përket dikujt tjetër