Lajme

Përfundon takimi me kryetarët e komunave, ja çfarë u vendos për masat anti-Covid

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministren e Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë takim është biseduar për masat e reja.

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi që me datën 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve të 17 tetorit – ditën e zgjedhjeve lokale) të mos mbahet mësimi por të dezinfektohen shkollat meqë aty pritet të mbahen votimet dhe atë me buxhet të siguruar nga niveli qendror për komunat meqë mjetet komunale në shërbime dhe mallra janë në limite të vogla.

Poashtu u kërkua që në ambiente të jashtme të lejohet tubimi deri në 50 persona të vaksinuar si dhe të hiqen maskat kur një person vetëm është duke ecur.

Në njoftimin e Asociacionit të Komunave është bërë e ditur se nga Kryetarët e Komunave u kërkua që të shikohet mundësia e heqjes së orës policore dhe të vazhdoj furnizimi i Komunave me barna esenciale. /Gazeta Infokus/

Postime të ngjajshme
Lajme

Sa vota më shumë është Ardian Gjini përpara Mimoza Kusarit?

Lajme

Familjarët e gjejnë të vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Lajme

Këto janë komunat ku ka nisur rinumërimi i votave

Lajme

Zhduket një vajzë në Klinë